26 Dhjetor 2024

Ministri Mujota përuroi asfaltimin e rrugës Remnik të Vitisë

Prishtinë, 31 Korrik - Sot Ministri Mujota bashkë me kryetarin e Komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe me bashkëpuntorë, përuroi asfaltimin e rrugës  ne Remnik të Vitisë, rrugë kjo e cila u mundësua të asfaltohet në saje të bashkëfinancimit të Ministrisë së Infrastrukturës, Komunës së Vitisë dhe te Komunitetit të mërgatës së Remnikut.

Ministri Mujota në fjalën e rastit përgëzoj vendasit dhe Komunitetin e mërgatës per angazhimin e vazhdueshëm dhe per financimin  ne vlere prej 100.000 euro.

Ministri poashtu uroj të pranishmit në ne emër të Qeverisë së Kosovës për këtë projekt të nje rëndësie te vecantë për atë rajon si dhe premtoi se nuk do te ndalemi me kaq dhe  do ketë edhe bashkëpunime të tjera ne vazhdim.
Për këtë projekt Mininistria e Infrastrukturës ka investuar  në vlerë prej 500.000 euro ndërsa Komuna e Vitisë 165,408.77 euro me gjatësi të rrugës prej 7.70 km.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)