Ministri Mujota inspektoi punimet në rrugën Epopeja e Jezercit
Ferizaj, 10 tetor - Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë, në kuadër të vizitave që është duke iu bërë projekteve rrugore nëpër komuna, sot e vizitoi komunën e Ferizajit. Gjatë kësaj vizite, ministri u prit nga kryetari i Ferizajit, Agim Aliu.
Në këtë takim, ministri Mujota u njoh nga afër me projektet rrugore të cilat janë duke u rezlizuar në këtë komunë si dhe me planet për të ardhmen, të cilat janë paraparë nga ana e kësaj komune që të realizohen.
Pas, këtij takimi, ministri Mujota dhe kryetari Aliu, inspektuan punimet të cilat janë duke vazhduar në realizimin e projekti të infratsrukturës rrugore në këtë qytet, në rrugën Epopeja e Jezercit.
Për rëndësinë e kësaj vizite ministri Mujota u shpreh: Ishte kënaqësi që sot me kryetarin e komunës të bisedoj për projektet e filluara, si dhe për ato që presin të fillojnë, si dhe për përparimin e madh që po bënë Ferizaji në ndërtimin e infratsrukturës rrugore, për lahtësimin e jetës së qytetarëve.
Ministria e Infastrukturës së bashku me Kuvendin Komunal, të Ferizajit është duke investuar në rrugën Epopeja e Jerezcit, e cila rrugë është duke u ndërtuar me standarde të larta dhe me infratsrukturë komplete. Gjatë këtij viti në komunën e Ferizajit ka pasur edhe zhvillime të projekteve tjera, por do të ketë edhe në vitin e ardhshëm tha ministri Mujota.
Ministri Mujota poashtu theksoi se projekti tjetër që i lidh këto dy komuna, Shtimen dhe Ferizajin përmes fshtrave Rashincë-Gllavicë-Koshare, tashmë është në përfundim e sipër.
Sipas ministrit Mujota projekti rrugor që lidhë Slivovën me Dremjakun është në një fazë serioze të punimeve, i cili projekt ësht duke u bashkëfinancuar me këtë komunë.
Ndërsa projekti që do të vazhdojë është ndërtimi i rrugës nga Nerodimja deri te bashkimi i lumenjëve në gjatësi prej 7 kilometrave, dhe e cila rrugë do të jetë njëra nga rrugët regjionale më të kopmletuara në Kosovë. Sepse kjo rrugë lidhë një pjesë të madhe të Ferizajit me një pjesë e cila është në një prespektivë të madhe të turizmit, në këtë anë."
"Qytetarët e Kosovës, përveç zhvillimit ekonomik dhe turizimit në këtë anë, këtë rrugë do të mund ta shfrytëzojnë edhe për pushime dhe rekreacion pasi që kjo zonë është shumë e vizituar nga vizitorë të ndryshëm nga e gjithë Kosova vlerësoi Mujota.
Kryetarin e sigurova që të gjitha projektet të cilat janë paraparë për vitin 2012-2013, do të realizohen. Qeveria e Republikës së Kosovës, është duke vazhduar me investime të mëdha publike, për qytetarët e vendit tonë kudë që ka nevojë dhe po dëshmon se invetimet janë të destinuara sipas nevojave të qytetarëve të vendit tonë dhe sipas perspektivës për zhvillim dhe jo sipas orientimeve tjera.
Mbi të gjitah kryetarin e sigurova që bashkërisht me ekipet tona profesionale do të punojmë edhe për gjetjen përkatësisht identifikimin e pikave që mund të quhen të rrezikshme në komunën e Ferizajit, dhe u pajtuam që të ndërtohet një rrethrrotullim në hyrje të këtij qyteti i cili do të fillojë kët vit dhe vazhdon vitin tjetër shtoi ministri Mujota.
Ministri Mujota poashtu bëri të ditur: Për kryetarin e dhe banorët e kësaj komune është me shumë interes biseda tjetër që ne e zhvilluam sot, përkitazi me projektin e Autostradës prishtinë-hani i Elezit apo Autostrada 6, e cila autostradë do të përshkojë një pjesë të madhe të territorit të kësaj komune."
"Kjo komunë me ndërtimin e kësaj autostrade do të mund të ketë një çasje funksionale. Poashtu biseduam që me fillimin e ndërtimit të kësaj autostrade të mendohet seriozisht për hyrje-daljet e Ferizajit, për kyqjet në këtë autostradë në mënyrë që të jenë sa më të përshtatshme, sa më funksionale dhe sa më të lehta.
Ministri Mujota tha se një projekt tjetër që është me shumë rëndësi dhe me shumë peshë për komunën e Ferizajit, është lidhje e rrugës magjistrale Prishtinë-Ferizaj me rrugën tjetër magistrale Shtime-Ferizaj, kjo rrugë pritet që të jetë një projekt i ardhshëm i bashkëfinancimit.
Ndërsa, kryetari i ferizajit Agim Aliu, e falenderoi ministrin Mujota për këtë vizitë, si dhe për projektet të cilat ministri e Infrastrukturës është duke i realizuar dhe do ti realizojë në të ardhmen.
Kjo është dëshmia më e mirë se me një bashkërendim institucional, të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kuvendit Komunal të Ferizajit, mund të zhvillohen projekte mjaft të rëndësishme sepse ky është obligimi ynë, kjo është përgjegësia jonë dhe ne po reflektojmë krahas kësaj përgjegjësie që e kemi. Jemi duke e inspektuar një projekt me rëndësi të madhe për këtë qytet e cila rrugë është duke u ndërtuar sipas standardeve m të larta."