Ministri Mujota inspektoi disa projekte rrugore në komunën e Istogut
Prishtinë, 31 tetor - Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota së bashku me bashkëpunëtorë inspektoi disa projekte rrugore, të cilat tashmë janë duke u realizuar në disa fshatra të komunës së Istogut.
Inspektimin e këtyre punimve që tashmë janë në përfundim e sipër, ministri Mujota e bëri në këto fshatra: Prekallë, Turbuhovc, Llukafc, Prigodë Vrellë, Studenicë, Sine, Mojstir, dhe Tomoc-Kovragë .
Duke i inspektuar këto punime e që në disa projekte edhe është vendosuar shtresa e asfaltit, ministri Mujota tha se ndjehem shumë i kënaqur, që kemi punuar të realizojmë këto rrugë.
Ndihem jashtëzakonishtë mirë, që Ministria e Infrastrukturës, po ndihmon në realizimin e projekteve rrugore anë e kënd Kosovës. Kjo është një dëshmi se Ministria e Infrastrukturës, por investon ne ndërtimin e rrugëve aty ku ndihet nevoja e qytetarëve, si dhe aty ku komunat kanë ofruar projektet e tyre, si prioritete për ndërtimin e rrugëve.
Ministri Mujota, gjthashtu vlerësoi se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës, janë të gatshëm që të investohet në pjesët e vendit tonë, aty ku e kerkon zhvillimi i jetës së qytetarëve të vendit tonë.
Ndërtimi i rrugëve të reja, do të ndikoi drejtëpërsëdrejti në zhvillimin më të shpejtë ekonomik të vendit tonë, konkretisht në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë të cilat janë karakteristikë e vendit tonë.