26 Dhjetor 2024

Ministri Lekaj zotohet t`i mbështesë projektet zhvillimore të ASHNA-së

Prishtinë, 3 nëntor - Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bahri Nuredini, priti në një takim Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.  Bahri Nuredini e falënderoi për vizitën dhe interesimin e Ministrit Lekaj rreth punës së ASHNA-së.

Në këtë takim, Drejtori Nuredini, e njoftoi Ministrin Lekaj, me punën dhe mbarëvajtjen e trafikut ajror, projektet zhvillimore duke përfshi edhe normalizimin e hapësirës së ulët ajrore si dhe sfidat me të cilat përballet ASHNA-ja.

Nga ana tjetër Ministri Lekaj u zotua, se ministria që ai drejton, do t`i mbështesë projektet zhvillimore të ASHNA-së, për ngritjen e kapaciteteve të menaxhimit të trafikut ajror në Republikën e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)