Ministri Lekaj viziton punimet në rrugët e rajonit të Gjilanit
Prishtinë, 30 shtator - Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj do të takohet me Kryetarin e Komunes së Gjilanit Lutfi Haziri si dhe me Nënkryetarin e kësaj komune Rexhep Kadriu.
Ministri Lekaj, gjatë kësaj vizite do të njoftohet me projektet rrugore të kësaj Komune si dhe do të bëjë vizitë të punimeve të cilat po zhvillohen në rajonin e Gjilanit.
Vizita do të fillojë, në orën 15:30 , në objektin e Komunës së Gjilanit.