Ministri Lekaj viziton Aeroportin e Prishtinës dhe Aeroportin e Gjakovës
Prishtinë, 3 nëntor - Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, do të vizitojë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari" si dhe Aeroportin e Gjakovës.
Fillmisht Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, do të vizitojë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", ku do të ketë takim me drejtuesit e këtij aeroporti.
Kurse me pas ai do të vizitojë Aeroportin e Gjakovës dhe do të takojë bordin menaxhues.