26 Dhjetor 2024

Ministri Lekaj vizitoi Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Prishtinë, 6 nëntor -  Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi Ministrinë e FSK-së, ku u prit nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

Ministri Lekaj uroi ministrin Berisha për pozitën e re dhe tha se “bashkarisht duhet të bëjmë një lëvizje pozitive, e cila duhet të ndodhë në mënyrë graduale."

"Ne e dime që ju në çdo drejtim do t’i shtyni përpara shumë procese, andaj më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Kabinetit të MI t’ju uroj suksese dhe t’ju ofrojmë bashkëpunimin tonë aty ku është interesi i vendit tonë."

"Edhe pse ne bashkëpunimet tona do t’i shoqërojmë me disa memorandume bashkëpunimi, në raste të jashtëzakonshme neve si Ministri e Infrastrukturës, bashkë me ju, na duhet një bashkëpunim më i ngushtë, duke caktuar një agjendë të prioriteteve, ku ju në raste të jashtëzakonshme mund të jepni kontributin tuaj.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, në pika të shkurtëra e njoftoi me gjendjen dhe zhvillimet e FSK-së, me mandatin ekzistues që e ka, si dhe me strategjinë e planveprimit pwr tw ardhmen e Forcës së Sigurisë të Kosovës.

 

 â€‹

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)