Ministri Lekaj urdhëron ndriçimin dhe sinjalistikën e autostradave
Prishtinë, 23 tetor - Sonte në orët e mbrëmjes, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë dhe me disa zyrtarë të tjerë të ministrisë, vizitoi një pjesë të autostradës Prishtinë-Shkup dhe magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, për t’u njohur më mirë për gjendjen e sinjalistikës, asaj vertikale dhe horizontale dhe të ndriçimit, për të cilat deri tash ka pasur mjaft ankesa.
Pasi u njoh me gjendjen faktike në terren, ministri Lekaj deklaroi se ka dalë të vizitojë autostradën, përkatësisht ndriçimin dhe sinjalistikën dhe ajo që e ka vërejtur është pasojë e mosangazhimit të tërë Ministrisë, i faktorit njeri dhe për këtë arsye sot ka rrugë në errësitë, thuaja se pa sinjalistikë të duhur dhe pa ndriçim dhe kjo nuk do të tolerohet më.
"Që nesër do të japim urdhër që kjo gjendje të përmirsohet, të krijohen dhe të respektohen standartet edhe në sinjalistikën vërtikale, por edhe në atë horizontale. Ajo që është më e domosdoshme është ndriçimi gjatë natës, sepse ju e dini që kemi pasur edhe aksidente me fatalitet dhe njëri nga shkaktarët është edhe mosfunksionimi i ndriçimit dhe mosekzistimi i sinjalistikës."
"Në këtë drejtim ne do të bëjmë më të mirën e mundshme dhe u lutem të gjithë bashkëpunëtorëve që të jenë korrektë dhe në afatin më të shkurtër të përmirësojmë këtë gjendje në rrugët tona, që pothuajse janë për keqardhje, - tha ministri i Infrasatrukturës, Pal lekaj, me rastin e vizitës së sontme", theksoi Lekaj.
â