Ministri Lekaj njofton FMN-në me projektet e infrastrukturës rrugore
Prishtinë, 4 tetor - Sot Ministri i Infrastrukturës, Dr. Pal Lekaj, priti në takim njohës një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Jacques Miniane, Shef i Misionit për Kosovë.
Temë kryesore e këtij takimi ishin projektet e infrastrukturës rrugore, saktësisht projekti i Autostradës R6, Prishtinë-Hani i Elezit - “Arbër Xhaferi”.
Ministri Lekaj theksoi se po punohet maksimalisht në përfundimin e punimeve të kësaj autostrade, si dhe shtoi se ky projekt do të përfundojë me 31 dhjetor 2018.
Ministri Lekaj vlerësoi se janë formuar komisione për të parë në detaje realizimin e këtij projekti, pasi që tashmë është koha për miratimin e buxhetit për vitin 2018, në mënyrë që prioritet t’i jepet shlyerjes së obligimve financiare ndaj kompanisë ndërtuese.
Ministri i njoftoi të pranishnmit në këtë takim se segmenti i dytë i kësaj autostrade do të përfundojë këtë vit.
Në anën tjetër, Minian e përgëzoi ministrin Lekaj për detyrën e re si ministër, si dhe u inkurajua nga puna që po e realizon si Ministër i Infrastrukturës për përfundimin e projektit të Autostradës “Arbër Xhaferi” gjatë vitit të ardhshëm.