Ministri Lekaj inspektoi punimet në autostradën "Arbën Xhaferi“
Prishtinë, 2 dhjetor - Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i shoqëruar nga dy zëvendësministrat Rexhep Kadriu dhe Idriz Selimaj, inspektuan punimet që janë duke vazhduar në ndërtimin e Autostradës „Arbër Xhaferi“.
Gjatë kësaj vizite ministri Lekaj pa nga afër realizimin e punimeve në këtë autotradë.
Lidhur me punimet që janë duke kryer, ministrin e njoftoi drejtori i këtij projekti, të kompanisë “Bechtel & Enka”, Riyadh Alkhazjari.
Pas vizitës që i bëri komplet Autostradës, në prononcimin e tij për media ministri Lekaj tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar, që ky projekt të përfundoi me 31 dhjetor 2018.
"Ndërsa, në fund të këtij muaji do të përfundoi gjysëm segmenti i dytë i kësaj autostrade që është nga fshati Babush deri në fshatin Bibaj. Unë e falenderoi kompaninë „Bechtel& Enka“, e sidomos drejtorin që me të vërtetë ka qenë i përkushtuar që atë që e kemi diskutuar para dy muajve, do të përfundoi ky segment dhe do të krijohet një çasje më e lehtë dhe për livizjen e qytetarëve."
"Momentalisht gjindemi në urën më të gjatë të rajonit, me një gjatësi prej 5.7 kilometrash. Ne jemi të përkushtuar që çdo sfidë ta përballojmë dhe të jemi mbështetës edhe me vija buxhetore, mos të kemi stërzgjatje sikur që ka ndodhur deri më tani“.
Ndërsa, drejtori i projektit i kompanisë „Bechtel & Enka“, Alkhazjari theksoi: “E falenderoi ministrin Lekaj, për vizitën e sotme që i bëri këtij projekti. Është nder për ne që ta kemi ministrin për të parë punimet që janë arritur. Me ministrin Lekaj biseduam edhe për pjesën më sfiduese të këtij projekti që është ndërtimi i urave më të gjata në këtë seksion, sidomos pas reshjeve të fundit“.
â