26 Dhjetor 2024

Ministri Lekaj e njoftoi ambasadorin gjerman me projektet e infrastrukturës

Prishtinë, 16 tetor - Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti sot ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Ministri Lekaj fillimisht e falenderoi ambasadorin për viziten dhe tha se miqtë gjermanë për ne ka domethenie të madhe, sepse janë udhërrefyes të mirë të punës, mirëqenies dhe rezistencës, prandaj edhe pse jemi shtet i ri, ne kemi nevojë për praktika të shteteve si Gjermania.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, ministri Lekaj e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta, të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, si në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në transportin ajror.

Në fjalën e tij ambasadori gjerman e përgëzoi ministrin Lekaj për detyrën e re si ministër i Infrastrukturës.

Ai njëkohësisht tha se është i impresionuar me autostradën Kosovë - Shqipëri, “Ibrahim Rugova”, ndërsa  përshtypjet të mira tha se kishte veçanërisht nga Gjakova e cila pas luftës është rimëkëmbur shpejt.

Në fund takimit, ministri Lekaj dhe ambasadori  gjerman Christian Heldt  u dakorduan që të gjenden format më të përshtatshme për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë.​


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)