Ministri Ismajli inspekton punimet finale në Aeroportin e Prishtinës
Prishtinë, 22 tetor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli me bashkëpunëtorë ka inspektuar të martën përgatitjet finale në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari për inaugurimin e terminalit të ri të ndërtuar nga Konsorciumi Turko-Francez, Limak dhe Aeroport de Lyon.
Me këtë rast, ministri Ismajli është njoftuar nga afër me investimet dhe përgatitjet që janë bërë, ndërsa ka konstatuar se punimet në këtë terminal janë bërë konform standardeve më të larta ndërkombëtare.
Ismajli ka nënvizuar se me këtë investim tashmë Aeroporti i Prishtinës i bashkohet aeroporteve rajonale dhe ndërkombëtare përnga cilësia e shërbimeve dhe kushteve që do tu ofrojë udhëtarëve.
Ndryshe, inaugurimi i terminalit të ri të ANP-së, do të bëhet me 23 tetor 2013 nga kryeministri i vendit, Hashim Thaçi i shoqëruar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan.
Aeroporti i Ndërkombëtar i Prishtinës me këtë investim prej mbi 100 milionë euro do të modernizohet dhe të zgjerohet në në një hapësirë prej 25 mijë metra katrorë.
.