28 Dhjetor 2024

Ministri Abrashi vizitoi trasenë e Autostradën Prishtinë - Han i Elezit

Prishtinë, 7 prill - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi vizitoi sot trasenë dhe punimet që po kryhen për ndërtimin e Autostradës R6 “Prishtinë-Han I Elezit”.

Fokusi i kësaj vizite ishte  njohja nga afër me programin e trajnimeve të sigurisë dhe shendetit që implementohet nga Bechtel-Enka.

Ministri poashtu zhvilloi takime me drejtorin e projektit Chris Jennions dhe Menaxherin e Sigurisë dhe Shëndetit, Laurentiu Darandau, të cilët e njoftuan me programet e plota, modulet dhe formatin e trajnimit të punëtorëve në kompani dhe rëndësisë që ka ky trajnim për të gjithë të punësuarit.

Ata patën dhe një vizitë në Autobusin E Gjelbër, hapsirën trajnuese të lëvizshme që nisi sot punën në terren për të bërë të mundur që informacioni dhe mesazhet mbi sigurinë ti arrijnë të gjithë punëtorët dhe stafin në vendin e tyre të punës.

Ministri u takua nga afër me punëtorët që janë duke ndjekur trajnimin. Ministri shprehu vlerësimin e tij për programin dhe theksoi se siguria në punë duhet të jetë primare për të gjithë puëtorët dhe punëdhenësit dhe pse jo, ky model te implementohet dhe në kompanitë e tjera në Kosovë.

Kompania Bechtel-Enka GP, ka objektiv primar sigurinë në punë, dhe përmes programeve të shumta dhe Autobusit të Gjelbër ofron trajnime të sigurisë për të gjithë të punësuarit në vendpunishte prej tashmë 5 viteve të aktivitetit të saj në Kosovë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)