23 Dhjetor 2024

Ministri Abdixhiku urdhëron kompanitë t’i pastrojnë rrugët gjithë natën

Prishtinë, 5 shkurt - Pas reshjeve të borës në vend, ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se janë duke u pastruar rrugët, e që ka urdhëruar kompanitë që të punojnë gjithë natën.

Në ditën e parë të punës si Ministër, Abdixhiku tha se ka lajme të mira, por, që kërkohet kujdes në vozitje.

“Lajme të mira me borë; por që kërkohet kujdes në vozitje. Rrugët po pastrohen, e liqenet po mbushen me ujë”, ka shkruar ai.

Tutje, ministri bëri të ditur se ka dalë në terren për të parë mirëmbajtjen e rrugëve e se është në kontakt me përgjegjësit e ministrisë.

“Sapo përcolla nga afër disa nga mirëmbajtësit e rrugëve. Jam në kontakt të vazhdueshëm me përgjegjësit e Ministrisë. Kam urdhëruar që të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë sonte, gjatë gjithë natës, në terren me përpjekje të shtuara”, shkroi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)