MI zgjeron bashkëpunimin me BERZH
Prishtinë, 11 dhjetor - Sot ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë, priti dhe u takua me një delegacion nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me Manish Vasistha dhe Alexandry Chirmiciu.
Ky delegacion është duke i bërë një vizitë Republiës së Kosovës, vizitë kjo e para e një delegacioni të tillë pas anëtarësimit të vendit tonë në këtë isntitucion financiar ndërkombëtar.
Në takimet që kishte ministri Mujota me delegacionet e BERZH-it, i njoftoi me punët dhe projektet e Ministrisë së Infrastrukturës.
Ministri Mujota ka prezantuar një numër të konsiderueshëm të projekteve infrastrukturore: ndërtimin e Autostradave, ndërtimin e rrugëve, zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit hekurudhor të Kosovës, si dhe projektet thera në fushat e përgjegësitë e kësaj ministrie.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e BERZH-it, u zotuan se do të analizojnë të gjitha projektet dhe nevojat e Kosovës, në lëminë e Infrastrukturës.
Duke qenë takimi i parë zyrtar pas anëtarësismit të vendit tonë në këtë institucion financiar, palët u dakorduan që të vazhdojnë që të zgjerojnë bashkëpunimin në të gjitha drejtimet me qëllim të përfitmit dhe mbështetjës më të gjerë të BERZH-it, në zhvillimin ekonomik dhe infastrukturor të vendit tonë.