22 Dhjetor 2024

MI të ofrojë qasje të barabartë në transportin ndërurban të personave të verbër

Prishtinë, 6 gusht - Institucioni Avokatit të Popullit publikoi Raportin me rekomandime nr.899/2018, sipas ankesës së parashtruar nga z. Halil Kurmehaj kundër Ministrisë së Infrastrukturës (MI), lidhur me mungesën e ofrimit të qasjes së barabartë në transportin ndërurban të personave të verbër, në pajtim me Ligjin nr.04/L-092 për Personat e Verbër në Kosovë.

Raporti ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e MI-së për nevojën e ofrimit të qasjes së barabartë në transportin ndërurban të personave të verbër në Kosovë, në pajtim me Ligjin nr.04/L-092 për Personat e Verbër, përkatësisht me nenin 13, par. 1, i cili përcakton: “Personat e verbër dhe shoqëruesit e tyre gjatë shoqërimit të personit të verbër, gëzojnë beneficione në pagesa, në trafikun urban falas, ndërsa në ndërurban bëhet me pagesën pesëdhjetë përqind (50%) të vlerës së biletës” dhe par.2, i cili përcakton se “Operatorët privat dhe publik duhet të përcaktojnë vendet për të verbrit dhe të vendosin sinjale përkatëse.

Këto vende janë të liruara nga detyrimi fiskal të përcaktuar me udhëzim nga MT dhe Ministria e Infrastrukturës.”

Institucioni i Avokatit të Popullit nëpërmjet këtij raporti i rekomandon MI-së ta bëjë plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr.07/2015 për Licencimin e Operatorëve të Transportit Rrugor të Udhëtarëve me Autobus, në atë mënyrë që të përcaktojë që shërbimet e transportit ndërurban për personat me aftësi të kufizuar të kryhen me 50% të vlerës së biletës, në pajtim me Ligjin nr.04/L-092 për Personat e Verbër; në kriteret e licencimit të operatorëve të transportit rrugor të udhëtarëve me autobus të përcaktohet rezervimi i dy (2) ulëseve për persona me aftësi të kufizuar, së bashku me mjetet e tjera përcjellëse sinjalizuese; si dhe MI-ja ta përcaktojë minimumin se sa herë në muaj duhet bërë inspektimi i të gjithë operatorëve të transportit rrugor të udhëtarëve nga Departamenti i Inspektimit i MI-së.

Gjithashtu IAP-ja i rekomandon MI-së që deri në plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr.07/2015 për Licencimin e Operatorëve të Transportit Rrugor të Udhëtarëve me Autobus, Departamenti i Inspektimit të bëjë kontrolle inspektimi më të shpeshta të operatorëve të transportit rrugor të udhëtarëve në autobusë urbanë dhe ndërurbanë, me qëllim të zbatimit të plotë të obligimeve ligjore të përcaktuara në Ligjin nr.04/L-092 për Personat e Verbër dhe në akte nënligjore të tjera. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)