MI përsërit tenderin për autostradën drejt Shkupit
Prishtinë, 2 dhjetor - Ministria e Infrastrukturës ka rihapur garën për kontraktimin e këshilltarit të transaksionit për ndërtimin e Rrugës 6, autostradës Prishtinë-Han i Elezit.
Për dallim nga tenderët e kaluar të shpallur për të njëjtin qëllim, ministria ka futur në një pako dy procedura tenderuese, atë për këshillime për procesin e kontraktimit të kompanive ndërtuese dhe procedurën për kryerjen e transaksioneve për të njëjtin projekt.
Në vendimin për rihapje të procedurës tenderuese thuhet se puna që duhet të ndërmerret nga këshilltari ka të bëjë me ofrimin e ndihmës për Qeverinë Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës në implementimin e procesit të prokurimit për caktimin e një kompanie ose konsorciumi të kompanive për të ekzekutuar projektin e zgjeruar të autostradës Prishtinë Hani i Elezit.