MI ka intervenuar për hapjen e rrugëve për qarkullim të automjeteve
Prishtinë, 24 tetor - Ministri i Infrastrukturës, Plal Lekaj, lidhur me gjendjejn e rrugëve pas reshjeve të fundit, ka theksuar se me të marrë informatat e para se ka probleme në disa segmente të rrugëve, kryesisht malore, për shkak të reshjeve të borës, në disa lokacione është intervenuar nga njësitet e kompanive që i kanë në mbikëqyrje këto rrugë dhe është bërë sanimi i pengesave dhe hapja e rrugëve për qarkullim të automjeteve.
"Konform kësaj, konstatojmë se rrugët në drejtim të Kullës, Bajgorës dhe Carralevës, por edhe në segmentet e tjera, janë të kalueshme dhe po mbahen nën vezhgim për të parë nësë është e nevojshme të ndërhyhet prapë në të njëjtat", theksoi Lekaj.
Ministria ka ftuar të gjitha atuoritetet, por edhe qytetarët, që për secilin rast të jenë në kontakt me Ministrinë e Infrastrukturës!