07 Janar 2025

MI investon 2 milionë e 300 mijë euro në rrugët e Podujevës

Prishtinë, 13 prill - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Podujevës, me të cilin njëkohësisht përcaktohen edhe obligimet e Ministrisë dhe të Komunës për realizimin e këtyre projekteve.

Projektet që do të realizohen në bazë të këtij memorandumi përfshijnë asfaltimin e rrugëve në fshatrat Doberdoll, Majac, Merdar, Kushevicë, Batllavë-Dyz dhe Herticë-Surdullë, pastaj, asfaltimin e rrugës Ballaban-Orllan dhe asfaltimin e rrugëve në qytetin e Podujevës.

Vlera parallogaritare e këtyre projekteve kap shumën e përgjithshme prej 2 milionë e 300 mijë eurosh dhe në tërësi është investim i Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa realizimin e tyre nga fillimi deri në fund të kontratës do ta mbikëqyrë zyrtari monitorues, të cilin do ta caktojë Ministria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)