01 Janar 2025

MI investon 100,000 euro në fshatrat Stupë-Videjë dhe Zajm

Prishtinë, 22 gusht - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit, me të cilin Ministria e Infrastrukturës merr përsipër financimin e tërësishëm të realizimit të dy projekteve infrastrukturore në komunën e Klinës, asfaltimin e rrugëve në fshatrat Stupë-Videjë dhe Zajm, në vlerë prej 100,000.00 eurosh.

Me rastin e nënshkrimit të memorandumit, kryetari Bashota falënderoi ministrin Zharku për mbështetjen e dhënë në financimin e këtyre projekteve të rëndësishme për banorët e këtyre fshatrave të komunës së Klinës.

Komuna e Klinës do të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, do të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin komision do të marrë pjesë edhe një anëtar i MI-së.

Po ashtu, Komuna e Klinës obligohet që të sigurojë edhe kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet brenda afatit të caktuar dhe me kualitet të lartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)