27 Dhjetor 2024

MI financon projektet rrugore në Leposaviq

Prishtinë, 15 mars - Sot, në Prishtinë u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Leposaviqit për realizimin e projekteve rrugore.
 
Me këtë Memorandum, të cilin e nënshkruan ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Leposaviqit, Dragan Jablanović, parashihet asfaltimi dhe rekonstruksioni i rrugëve në komunën e Leposaviqit, në vlerë prej 565,919 €, si dhe asfaltimi i rrugëve lokale në Revatske dhe lagjen “Verb” dhe “Berberisht”, në vlerë prej 20,000 €.
 
Memorandumi përcakton obligimet dhe përgjegjësitë e të dy palëve për realizimin e këtyre projekteve, me anë të të cilit Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve, ndërsa Komuna e Leposaviqit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomikë, si dhe që projektet të zhvilllohen në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive.

Po ashtu, Komuna obligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve, në të cilin duhet të jetë një anëtar nga MI.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)