28 Dhjetor 2024

MI financon projektet infrastrukturore në Prizren

Prishtinë, 20 shkurt - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Prizrenit.

MI-ja do të financojë realizimin e asfaltimit të rrugëve: Lubizhdë -  Skorobishtë në vlerë prej 50,000 €, Mazrek – Gjonaj – Bishtazhin në vlerë prej 50,000 €, Prizren – Velezhë në vlerë prej 50,000 €, Rogovë – Has në vlerë prej 50,000 €.

Po ashtu, MI do të financojë realizimin e projektit të shtruarjes së rrugëve me kubëza në fshatin Lubizhdë në vlerë prej 15,000 €, si dhe Teleferiku - Prizren në vlerë 1,000,000 €.

Ky Memorandum obligon MI-në që të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projekteve, ndërsa Komuna e Prizrenit obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve, të kryejë procedurat e tenderimit të tyre, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.

Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projektit, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për të mundësuar zbatimin e këtyre projekteve, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambinetit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe Ministrinë e Financave, si dhe të hartojë projektin për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)