06 Janar 2025

MI financon projekte infrastrukturore në Komunën e Ferizajt

Prishtinë, 14 mars - Ministri i MI-së, Lutfi Zharku ka pritur sot kryetarin e Ferizajt, Muharrem Sfarqa, me ç’rast nënshkruan Memorandum mirëkuptimi për financimin e projekteve infrastrukturore në Komunën e Ferizajt.

Qëllimi i këtij memorandumi është financimi i asfaltimit të rrugës Mirashë i Ri - Cërnillë, pastaj, asfaltimi i rrugës Greme - Burrnik - Gaqkë (Ferizaj - Shtërpcë), zgjerimi i rrugës Komogllavë - Tërstenik (përmes lagjes “Qarkosh” Ferizaj - Viti) dhe realizimi i unazës së jashtme në Ferizaj (Prelez i Jerlive - Kosine - Llojza - Dremjak - Nerodime).

Ministria e Infrastrukturës i financon këto projekte në shumën e tërësishme prej 2.274.000 eurosh.

Ndërkaq, asfaltimi i rrugës Babush - Tërn - Luboc - Koshare - Slivovë dhe asfaltimi i rrugës Prelez i Jerlive - Muhoc - Lloshkobare do të realizohet drejtpërdrejt nga Ministria e Infrastrukturës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)