28 Dhjetor 2024

MI financon projekte infrastrukturore në Hani te Elezit

Prishtinë, 8 shkurt - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës Hani i Elezit, Rufki Suma, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën Hani i Elezit.

Me këtë Memorandum do të financohet realizimi i asfaltimit të disa rrugëve lokale në komunën Hani i Elezit, në vlerë prej 50,000 €.

Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet financiare për të dyja projektet, ndërsa, Komuna Hani i Elezit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomik, si dhe që projektet të zhvillohen në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive.

Po ashtu, Komuna obligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve. Në këtë komision duhet të jetë një anëtar nga MI. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)