06 Janar 2025

MI financon ndërtimin e infrastrukturës rrugore në Deçan

Prishtinë, 18 maj - Në vazhdën e aktiviteteve, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës së vendit, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, nënshkruan sot Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë, me të cilin njëkohësisht përcaktohen edhe obligimet e Ministrisë dhe të Komunës për realizimin e këtyre projekteve.

Projektet që do të realizohen në bazë të këtij memorandumi përfshijnë asfaltimin e rrugës “Skender Rexhametaj” dhe Alimusaj në fashatin Isniq, si dhe asfaltimin e rrugës “Isa dhe Valdet Kuqi”, në drejtimin e kanalit të Belegut.

Vlera parallogaritare e këtyre projekteve kap shumën e përgjithshme prej 350 mijë eurosh dhe në tërësi është investim i Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa realizimin e tyre nga fillimi deri në fund të kontratës do ta mbikëqyrë zyrtari monitorues, të cilin do ta caktojë Ministria.

Me këtë rast, ministri Zharku e njoftoi kryetarin Selmanaj edhe për dy projekte të tjera të cilat kapin shumën prej 440 mijë eurosh: projekti i asfaltimit të rrugës që lidh rrugën Strellc i Ulët – Isniq, Beqiraj – Dautaj, për të cilin është shpallur tenderi, kurse në përgatitje është projekti për asfaltimin e rrugës “Dëshmorët e Deçanit” që lidhet me Manastirin. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)