21 Prill 2025

MI financon asfaltimin e rrugëve në rajonin e Pejës dhe Istogut

Prishtinë, 2 shkurt - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit me qëllim të financimit të projekteve infrastrukturore në komunën e Pejës.

MI do të financojë në tërësi realizimin asfaltimin e rrugës Malaj në Pejë, në vlerë prej 200,000 euro, asfaltimin e rrugës Shkrel - Bogë në vlerë prej 100,000 euro, asfaltimin e rrugës Brestovik - Shtedim në Pejë, në vlerë prej 300,000 euro, asfaltimin e rrugës Pejë – Lumbardh - Milishevc në vlerë prej 300,000 euro, asfaltimin e rrugës Rashiq - Broliq në vlerë prej 50,000 euro, asfaltimin e rrugës Pavlan - Nakull në vlerë prej 50,000 euro, rrugen Shtupeq i Madh në Pejë në vlerë prej 600,000 euro dhe ndërtimin e rrugëve lokale në fshatin Vitomiricë – KK Pejë në vlerë prej 15,000 euro.

Komuna e Pejës do të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, do të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin komision do të marrë pjesë edhe një anëtar i MI-së, si dhe obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet brenda afatit të caktuar dhe me cilësi të lartë.

Po ashtu Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë.

Ministria e Infrastrukturës merr përsipër financimin e asfaltimit të rrugës Istog – Cerrcë në Istog në vlerë prej 250,000 euro, asfaltimin e rrugës Saradran – Ozdrim në Istog në vlerë prej 220,000 euro, asfaltimin errugës Bellopojë dhe Zhakovë në Istog në vlerë prej 225,000 euro, asfaltimin e rrugës Shushicë dhe Uçë në Istog në vlerë prej 290,000 euro, asfaltimin e rrugës Banjë dhe Baicë në Istog në vlerë prej 100,000 euro, asfaltimin e rrugës Dubravë në Istog në vlerë prej 150,000 euro, asfaltimin e rrugës Gurakoc – Lagja Qukaj, në vlerë prej 100,000 euro dhe shtruarjen e rrugëve me kubëza në fshatin Dobrushë KK Istog, në vlerë prej 15,000 euro.

Komuna e Istogut do të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, do të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin komision do të marrë pjesë edhe një anëtar i MI-së.

Po ashtu, Komuna e Istogut obligohet që të sigurojë edhe kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet brenda afatit të caktuar dhe me kualitet të lartë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)