28 Dhjetor 2024

MI financon asfaltimin e rrugëve në Komunën e Ferizajit

Prishtinë, 6 shkurt - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e gjashtë projekteve infrastrukturore në komunën e Ferizajit.

MI-ja do të financojë realizimin e asfaltimit të rrugëve Sazli - Prelez i Muhaxherëve në vlerë prej 400,000 €, Sojevë - Mirosalë - Pojatë - Softaj në vlerë prej 400,000 €, Rahovicë - Kishnapole në vlerë prej 600,000 €, Pleshinë - Kashtanjevë në vlerë prej 1,000,000 €, Talinoc i Muhaxherëve në vlerë prej 200,000 € dhe ndërtimin e rrugës Bibaj (Kyqja R6) - Driton Islami (N2) në vlerë prej 400,000 €.

Me këtë Memorandum, MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projekteve, ndërsa, Komuna e Ferizajt obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.

Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projektit, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e këtyre projekteve, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambinetit dhe Planifikimit Hapsinorë dhe Ministrinë e Financave dhe të hartojë projektin për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)