21 Prill 2025

MI e Kosovës zhbllokon fshtarat Borja dhe Shishtavec të Kukësit

Prishtinë, 13 janar - Me kërkesë të deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Namik Dokle dhe banorëve të fshatrave Borje dhe Shishtavec të Kukësit, ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, angazhuan ekipe kosovare për hapjen e rrugëve nga drejtimi i Prizrenit në drejtim të këtyre fshatrave të Kukësit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit shqiptar dhe banorëve të zonës duke i falënderuar ministrin Zharku dhe ambasadorin Minxhozi. 

"Përzemërsisht u jam mirënjohës ambasadorit tonë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ministrit të infrastrukturës në Republikën e Kosovës, Lutfi Zharku dhe bashkëpunëtorëve të tij!"

 

"Sapo i njoftuam që bora e madhe kishte bllokuar fshatrat Borje dhe Shishtavec dhe se zhbllokimi nga drejtimi i Kukësit do të vonohej shumë, morën masa të menjëhereshme, angazhuan njerëzit, shkuan edhe vetë dhe sot Shishtaveci dhe Borja e kanë të hapur rrugën drejt Prizrenit e prej andej për në Kukës, Tirane e kudo, ku njerëzit mund të kenë nevojë."

"Punë e mrekullueshme! Ndjehesh vërtetë shumë mirë, kur shikon veprime të tilla, sa të përgjegjeshme po aq edhe njerëzore, sa të thjeshta në dukje po aq edhe të madhërishme në vlerat që bartin e mesazhin që trasmetojnë.Mirenjohje Lutfi, mirenjohje Qemal!", shkruan Dokle në profilin e tij në facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)