26 Dhjetor 2024

MI do të ndihmojë në zgjatjen e pistës në Aeroportin "Adem Jashari

Prishtinë, 13 tetor - Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në takim përfqësuesit e Bordit Drejtues të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari".

Drejtori i Bordit, Nihat Ozdemir e uroi për poziten e re dhe e njoftoi detajisht me projektet te cilat po i realizon "Limak" në Turqi dhe Kosovë, me ato sipas modelit të Partneritetit Publiko Privat (PPP) dhe investime të tjera.

U bisedua konkretisht për projektin e zgjatjes së pistës ne Aeroportin "Adem Jashari" për të cilin pritet bashkëpunim i dyanshëm.

Ministri Lekaj në anën tjetër i falenderoi për vizitën, duke u shprehur se, "siç e dini, unë ka një muaj që kam pranuar pozitën e Ministrit të Infrastrukturës dhe jam munduar të njoftohem në detaje me fusheveprimin e aeroportit dhe obligimeve që kemi karshi kësaj ndërmarrje."

"Unë ju përgëzoi për punën dhe ngritjen e numrit të pasagjerëve e cila është mjaft inkurajuese, ndërsa sa i përket projektit për zgjatjen  e pistës së aeroportit, jam i gatshëm të bashkëpunoj për këtë projekt por kërkojmë hapësirë kohore për të analizuar edhe një here formen e financimit, përshkak të shumës së madhe e cila është paraparë për t’u investuar për këtë pistë dhe pamundësisë për ta mbuluar në tërësi.

Ndër të tjera ministri Lekaj dhe drejtuesit e kompanisë "Limak" diskutuan edhe për mundësinë e aktivizimin edhe investimit në aeroportin e Gjakovës për të cilin u dakorduan dy palët që shume shpejt të bëhët një studim fizibiliteti si dhe të gjinden format më të mira të investimit në të.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)