MI do të investojë 900 mijë euro në rajonin e Kamenicës
Prishtinë, 7 shkurt - Ministria e Infrastrukturës po vazhdon me realizimin e projekteve të shumta të ndërtimit të rrugëve të reja në gjithë vendin.
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Kamenicës Begzat Sinani nënshkruan memorandum bashkëpunimi për realizimin e projekteve rrugore të kësaj komune.
Projeket në të cilat do të realizohen në këtë komunë janë: Ura e fshatit Topanicë-Kamenicë, në vlerë prej 200,000 euro, asfaltimi i rrugës Kopernicë-Pusi i Zenelit-SHFMU, i cili projekt do të kushtojë 350,000 euro, asfaltimi i rrugës Gllobar deri te Pishat në Kamenicë, në vlerë prej 200,000 euro dhe asfaltimi i rrugëve lokale në komunën e Kamenicës, në të të cilat projekte do të investohen 150,000.
Në këto projekte Ministria e Infrastrukturës do të investojë gjithësejt 900 mijë euro.