MH17 u rrëzua nga copat e raketës
Kiev, 29 korrik - Zyrtarët ukrainas thonë se kutitë e zeza të aeroplanit malajzian të rrëzuar tregojnë se ai pësoi një humbje të madhe presioni pas goditjes nga fragmente që besohet se kanë ardhur nga një raketë.
Por mbetet e paqartë se kush e ka hedhur raketën, teksa rebelët dhe Kievi fajësojnë njëri-tjetrin.
Hetuesit holandezë që drejtojnë hetimet nuk kanë pranuar të komentojnë për këtë përfundim.
Regjistruesit e të dhënave të aeroplanit të fluturimit MH17 janë duke u analizuar në Britani nga ekspertë britanikë.
Ndërkohë, luftimet e ashpra nuk e kanë lejuar një ekip ndërkombëtar të policisë australiane e asaj holandeze dhe ekspertë të mjekësisë ligjore të shkojnë në vendin e ngjarjes.