27 Dhjetor 2024

Meta: Nevojitet një hekurudhë Durrës-Prishtinë

Prishtinë, 21 dhjetor – Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës në fabrikën e miellit  në Fushë Kosovë, ka deklaruar se ndërtimi i një hekurudhe Durrës-Prishtinë, është e nevojshme për të ulur kostot e importit të mallrave nga Kosova.

Gjatë vizitës në fabrikën e miellit Meta u takua me pronarin e kompanisë, Ibrahim Aksoy, me të cilin bisedoi për zgjerimin e aktivitetit tregtar të prodhimit të miellit në tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Kryetari i Kuvendit e përgëzoi Aksoy për investimin e bërë, ndërsa shprehu bindjen se midis dy vendeve nevojitet ndërtimi i një hekurudhe Durrës-Prishtinë në mënyrë që kostot e prodhimit të këtyre produkteve të ulen si për shtetin e Kosovës, ashtu edhe për tregun e Shqipërisë, i cili do të mund të importonte më shumë mallra nga Kosova.

Gjatë vizitës dy ditorë në Kosovë, Meta shoqërohej nga bashkëshortja e tij, njëkohësisht edhe deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Monika Kryemadhi, ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ministri Panariti, theksoi nevojën e intensifikimit të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve në mënyrë që të arrihet përballimi i kërkesës për produktet shqiptare.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, kryetari i Kuvendit, vizitoi edhe një kantinë vere në Rahovec të Kosovës. Teksa uroi pronarin e kantinës “Stone Castel”, Hysen Geci, për investimin e bërë, Meta theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve në mënyrë që produktet e kësaj kantine të eksportohen edhe më shumë tregun shqiptar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)