27 Dhjetor 2024

Mercy Corps ndihmon Kompaninë Uniteti

Mitrovicë, 12 janar - Drejtori i Infrastrukturës në komunën e Mitrovicës, Blerim Baruti dhe drejtori i KRM \" Uniteti\",  Skender Tahiraj,  kanë marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të donacionit kompanisë \"Uniteti\", nga ana e Organizatës ndërkombëtare \"Mercy Coprs\", që kryesisht përbehej nga pajisjet dhe uniformat e nevojshme për punonjësit e kësaj kompanie.

Në pranim-dorëzimin e pajisjeve mori pjesë edhe Shqipe Halimi nga \"Mercy Corp\", si dhe përfaqësuesit e kompanisë nga pjesa veriore e Ibrit, që  po ashtu është mbështetur nga kjo organizatë me sasinë e njëjtë të pajisjeve.

Me këtë donacion kompania \"Uniteti\" është ndihmuar me 50 palë rroba pune për dimër, 50 palë çizme të gomës, 50 copë kapela dimri, 50 palë doreza pune, 50 copë lopata, po aq fshesa, katër karroca të mëdha, si dhe 35 palë këpuca të thella pune. Vlera e tërësishme  e këtij donacioni është rreth 5 mijë euro.

Drejtori i Infrastrukturës, Blerim Baruti tha se në kuadër të bashkëpunimit që Komuna ka me organizatën “Mercy Corps”, si dhe konform nevojave të shprehur nga drejtuesit e kompanisë “Uniteti”, punëtorët e saj po ndihmohen me pajisje të domosdoshme për  punë gjatë stinës së dimrit, gjë që do ju lehtësojë punën punëtorëve.

Sipas Barutit, Kompania \"Uniteti\" gjatë kësaj faze të stinës së dimrit ka kryer një volum të madh të punës, në zhbllokimin dhe hapjen e rrugëve në rajonin e Shalës së Bajgorës dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Me një kontingjent të këtillë të pajisjeve, \"Mercy Corps\"  ka ndihmuar edhe pjesën e kompanisë së menaxhimit të mbeturinave në pjesën veriore të qytetit, përfaqësues të së cilës ishin në pranimin e kontingjentit me pajisje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)