21 Prill 2025

Menaxhmenti i RTK-së hakmerret ndaj krytarit te sindikates

Prishtinë, 27 shkurt - Kryesia e Sindikatës së Pavarur të RTK-së reagon ashpër ndaj vendimit të Menaxhmentit për inicimin e procedurës  disiplinore ndaj kryetarit të Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil B. Hoxha.

SPRTK konsideron se ky veprim është hakmarrës dhe vije vetëm disa ditë pasi drejtori gjeneral, Mentor Shala i kërcënoi dhe i fyu publikisht përmes facebook-ut, punëtorët duke i quajtur bakterie për të cilët ka antibiotikë dhe ‘punëtorë që nuk i hanë as qentë’.

Sindikata e ka denoncuar në polici këtë kërcënim që u bë pasi drejtuesit e Sindikatës ishin takuar me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare, OSBE-në për të diskutuar lidhur me ligjin për RTK-në dhe për t`i njoftuar ata për keqpërdorimet, abuzimet me ligjin, borxhet milionëshe, mungesën e kushteve elementare të punës etj.

Inicimi i procedurës disiplinore ndaj kryetarit të SPRTK-së është shkelje flagrante e Ligjit për Organizim Sindikal, gjegjësisht nenin 24 të këtij ligji.
 

                                                 Neni 24

Imuniteti i përfaqësuesve sindikal

1. Ndalohet diskriminimi ndaj përfaqësuesve të organizatave sindikale.

2. Për aktivitete sindikale, përfaqësuesit sindikal, pa pëlqimin e sindikatës nuk mund t’i:

2.1. ndërpritet kontrata e punës;

2.2. caktohet vend tjetër i punës;

2.3. ulet pozita e vendit të punës;

2.4. fillojë procedura disiplinore;

2.5. zvogëlohet paga.

Ky është sulm i drejtperdrejt mbi Sindikatën në kohën kur drejtuesit sindikalë janë ftuar zyrtarisht nga Komisioni Parlamentar për Medie për të mërkurën që të marrin pjesë për të kontribuuar në amandamentimin e ligjit për RTK-në.

Kryesia e SPRTK-së kërkon që urgjentisht të ndalet kjo procedurë e cila po dëshmohet se është pjesë e fushatës së menaxhmnetit për të heshtur zërin sindikal.

Kërkojmë nga Bordi i RTK-së, dhe Kuvendi i Kosovës që të ushtrojë kompetencat dhe të ndalin këtë fushatë recidiviste ndaj përfaqësuesve të zgjedhur sindikal.  Sindikata është duke i njoftuar të gjitha institucionet relevante vendëse e ndërkombëtare lidhur me presionin me të cilin po përballen sindikalistët e RTK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)