Menaxhmenti i Aeroportit kërcënon punëtoret grevist me masa ligjore
Prishtinë, 20 gusht - Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari” është mbajtur greva e punëtoreve të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve nga ora 08:00 deri në orën 10:00.
Ndërkaq zedhensja e Aeroportit, Valentina Gara përmes një njoftimi per media ka njoftuar publikun se fluturimet e parapara nga ora 08:00-10:00 mund te kene vonesa.
"Meqenese ne kemi marrë te gjitha masat paraprake për Grevë mirëpo duke u bazuar në takimin e djeshem me Udhëheqësinë e Sindikatës së ANP-së, ne nuk kemi marre në konsideratë së do të ketë veprim jashtë të gjitha kornizave ligjore të grevave për të penguar procesin e punës", ka thënë Gara.
Menaxhmenti i Aeroportit ka kërcenuar punëtoret grevist me masa ligjore ndaj personave përgjegjes të kësaj greve
"Menaxhmenti i ANP-se do te shqyrtoje te gjitha rastet veç e veç dhe do te marrim masa ligjore ndaj personave pergjegjes!", ka thënë zëdhënsja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari”.