Memorandumi i nëntorit mbi policat kufitare do të jemi gati në shkurt
Prishtinë, 15 dhjetor - Ministria e Diasorës dhe Investimeve Strategjike ka ftuar në takim drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve Blerim Pushkolli për t’u informuar mbi ecurinë e procesit teknik të blerjes online të policave kufitare.
Zv. Ministri Arian Daci ka përsëritë qëndrimin e zv. Kryeministrit njëherësh ministrit Dardan Gashi mbi cështjen e sigurimeve dhe vullnetin e qeverisë Haradinaj dhe se ky është hapi i parë i përkohshëm për një zgjidhje përfundimtare për këtë cështje.
për gjetjen e zgjidhjeve praktike në dobi të qytetarëve të Republikës dhe Diasporës kosovare.
“Në këtë Aspekti politik I këtij procesi është kryer në nëntorë me memorandumin e nënshkruar ndërmjet institucioneve tona ndaj, kërkojmë të informohemi mbi atë se cfarë po bëhet në aspektin teknik në këtë drejtim” – ka thënë zv. Ministri Arian Daci.
Nga ana tjetër drejtori ekzekutiv I BSK-së Blerim Pushkolli ka shpreh gatishmërinë e Institucionit që drejton për të bashkëpunuar me qeverinë.
“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Institucionet e Republikës së Kosovës. Procesi teknik i memorandumit është në fazën e punës ndërsa presim në janar ose shkurt do të përfundojnë cështjet teknike për të nisë me blerjen online të policave kufitare” – ka thënë drejtori I BSK-së Blerim Pushkolli.
Në nëntorë të këtij viti, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Byroja e Sigurimeve të Kosovës nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit mbi blerjen online të policave kufitare.