MEF nënshkroi kontratën me Këshilltarin për Privatizimin e PTK
Prishtinë, 24 gusht - Ministria e Ekonomisë dhe Financave, sot ka nënshkruar kontratën me kompaninë Hunton and Williams LLP, në partneritet me Castilia Strategic Advisors dhe David Ross Group, për ofrimin e shërbimeve këshillëdhënëse strategjike për procesin e privatizimit të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Kompania Hunton and Williams LLP si edhe kompanitë që përbëjnë këtë partneritet janë kompani më përvojë dhe renome në botë në ofrimin e shërbimeve strategjike dhe këshilluese për sektorin e telekomit dhe me gjerë.
Krahas angazhimit të Këshilltarit të Transaksionit, angazhimi i Këshilltarit Strategjik në këtë fazë të projektit është bërë me qëllim të përmbylljes me sukses të procesit të privatizimit të aksioneve të PTK-së dhe është në përputhshmëri me praktikat dhe standardet e mira ndërkombëtare.