22 Dhjetor 2024

MEA nënshkruan Marrëveshje mirëkuptimi me Trainkos-in dhe Uniteti-n

Prishtinë, 19 shkurt - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, sot ka nënshkruar dy marrëveshje mirëkuptimi për subvencionimin e dy ndërmarrjeve publike, me Trainkos-in dhe Uniteti-n.

Kryeshefat e ndërmarrjeve, Gelor Shala i Trainkos-it dhe Gazmend Morina i Uniteti-t, e kanë njoftuar Ministrin Nitaj për afarizmin e ndërmarrjeve të tyre dhe kanë shprehur mirënjohjen e tyre për mbështetjen e dhënë nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

Kryeshefi i Kompanisë së Pastrimit nga Mitrovica, Gazmend Morina po ashtu e njoftoi Ministrin Nitaj për vështirësitë që kanë punëtorët në kryerjen e punëve, si pasojë e teknikës së vjetërsuar me të cilën punojnë dhe borxhet që ka ndërmarrja ndaj ATK-së, të trashëguara ndër vite.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)