Me këtë taksë nuk e meriton të quhet “Rruga e Kombit”
Prishtinë, 26 mars - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu deklaroi se me taksën e vënë nga Qeveria Shqiptare për kalimin e Autostradës, ajo rrugë më nuk e meriton të quhet “Rruga e Kombit”.
“Ky vendim është në kundërshtim me vendimet e qeverisë Rama, pra është kundër bashkimit të shqiptarëve dhe mbledhjeve të përbashkët të dy mbledhjeve Kosovë-Shqipëri. Kjo rrugë ka qenë bashkuese për shqiptarët dhe me këtë taksë që është shumë e lartë, ajo nuk e duhet ta ketë më këtë emër. Nuk jemi kundër pagesës së taksës së rrugës, por kjo që është propozuar dhe miratuar është njëra ndër më të lartat në rajon e Evropë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij tani është duke u përfunduar edhe Rruga me Maqedoninë. “Kur të vendoset tarifë duhet të vendoset për alternativë. Është një monopol dhe i detyron kosovarët për të paguar dhe kjo është jashtë normale”, tha ai.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka ftuar Shqipërinë e Kosovës të dalin me modele për të mirëmbajtur këtë rrugë. “Duhet të kemi dialog, Kosova meriton një tretman më të mirë nga Shqipëria”, tha ai.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka folur edhe për ratifikimin e Demarkacionit nga Kuvendi i Kosovës, theksoi se është një gjë pozitive për ekonominë e Kosovës. “Ratifikimi nuk është ndonjë shkop magjik, por më nuk do të flasim për këtë temë. Me rëndësi është që të kemi respektim të sundimit të rendit e ligjit në Kosovë”, tha Gërxhaliu.
Sipas tij në Kosovë ka rritje të kriminalitetit dhe të informalitetit. “Duhet të kalojë kosh që të kalojnë dukuritë negative. Kemi sfida shumë para vetes dhe duhet punuar shumë të arrijmë në cakun”, deklaroi ai.
Krye i komunitetit më të madh ekonomik të vendit, Safet Gërxhaliu tha se duhet të angazhohemi për përmirësimin dhe imazhin e vendit që në vitet e fundit ka pasur dëmtim të imazhit. ‘Ka burokraci të paparë tek ambasadat dhe kjo ka krijuar”geto” edhe për bizneset”, tha ai.
Për mundësinë që të ketë ndonjë eksod pas liberalizmit të vizave, Gërxhaliu mori shembuj edhe shtetet e Evropës. “Mund të ketë ndonjë tentativë për të ikur nga Kosova, por ardhmëria e qytetarëve të Kosovës është këtu dhe të gjithë së bashku duhet të shikojmë ka e ardhmja”, theksoi ai.
Për mishin e importuar dhe që doli se është i prishur, ai ka ftuar të gjithë të jemi të ndërgjegjshëm. “Me këtë skandal do të kemi një prishje të imazhit, me këtë mund të ketë efekt negativ edhe tek prodhimit “Made in Kosova””, tha ai.
Sipas Gërxhaliut qytetarët e Kosovës e bizneset janë duke e paguar energjinë elektrike. “Me tepër se 600 milionë euro janë shpenzuar për blerje të gjeneratorëve nga pas lufta dhe ky është një shpenzim që është bërë pa ndonjë investim afatgjatë. Është koha të zgjidhim këtë problem”, deklaroi ai.
Për ndërtimin e “Kosovës së re”, Gërxhaliu tha është ai tani është vendosur në binar. “Ka akterë që janë kundërt ndërtimit të termocentralit “Kosovës së re dhe po lobojnë për stopimine ndërtimit të termocentralit "Kosova e Re””, tha ai.