Me “Ipko”, facebook-un në telefon gratis
Prishtinë, 15 shtator - Telefonia mobile “Ipko”, njofton se ka lanësuar shërbimin më të ri për qasje në rrjetin social, “Facebook”, pa pagesë përmes telefonit. Të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile “Ipko” e kanë mundësinë e qasjes në rrjetin social më të madh në botë, Facebook.com, pa asnjë pagesë të vetme.
Qasja në faqen e dedikuar për telefona mobil, 0.facebook.com, është e lehtë dhe mund të bëhet në çdo kohë, nga çdo vend, dhe përmes çdo shfletuesi të internetit në mobil, njofton “Ipko”.
Përmes sponsorimit të 0.facebook.com, “Ipko” e ka mundësuar një mënyrë të re alternative me të cilën përdoruesit e saj mund të qasen në Facebook, më lehtë, më shpejtë dhe pa u ngarkuar me asnjë pagesë shtesë.
Përdoruesit e internetit në mobil, përkatësisht versionit falas të rrjetit social - 0.facebook.com, mund të freskojnë statusin e tyre, të shohin postimet më të reja nga miqtë, të bëjnë “Like” dhe komente në çdo postim apo edhe të përgjigjen në porositë e pranuara, njësoj sikurse në versionin standard të Facebook.com, mirëpo në formë më të thjeshtë dhe tekstuale, e cila ofrohet falas nga telefonia mobile “Ipko”.