24 Dhjetor 2024

Më 22 korrik nënshkruhet kontrata e PTK-së

Prishtinë, 16 korrik - Nënshkrimi i kontratës për privatizimin e 15% të aksioneve të Postë Telekomit të Kosovës (PTK) mes Qeverisë dhe kompanisë Axos shtyhet përsëri.

Edhe pse ministri i MZHE-së Fadil Ismajli kishte garantuar që kontrata do të nënshkruhej më 16 korrik, afati i saj është shtyrë deri më 22 korrik të këtij muaji.

“I gjithë transaksioni është duke shkuar sipas afateve të përcaktuara dhe rrjedha e tij nuk paraqet indikacione, të cilat tregojnë për shtyrje.\"

\"Aktualisht në bazë të dokumenteve të tenderit, ka kohë deri më 16 korrik për ta bërë nënshkrimin e marrëveshjes së shitblerjes nga të dyja palët, nëse ato palët janë të gatshme për këtë”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e mëhershme të MZHE-së, shkruan Kosova sot.

“Data e paraparë sipas garancionit është data 22 korrik. Këshilltari i transaksionit ka llogaritur gabime në të kaluarën”, ka thënë Ismajli.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)