Më 2013 fillon ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë
Shkup, 24 shtator - Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka deklaruar se vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i një pjese të autostradave, në aksin rrugor Gostivar Kërçovë dhe Shkup-Bllacë.
Këto janë aksi rrugor Gostivar-Kërçovë dhe Shkup-Bllacë. Për autostradat e tjera filluam bisedime për kredi dhe për gjetjen e mënyrave të tjera për financim\", tha Gruevski.
Sipas Gruevskit në tre-katër muajt e ardhshëm Qeveria do të ketë rezultate fillestare nga ky veprim.
Nëse ky operacion përfundon me sukses, pritet që të paktën një pjesë e këtyre autostradave të fillojë të ndërtohet në vitin 2013, ka shtuar kryeministri, transmeton Alsat-M.
\"Tani për tani nga bisedimet fillestare jemi optimistë, por megjithatë duhet që të përfundojë tërë procesi që të shohim nëse do të kemi sukses për këtë\", theksoi kryeministri maqedonas.