Më 20 shtator hyn në fuqi Ligji Për Rregullat e Trafikut Rrugor


Prishtinë, 13 shtator - Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se më 20 shtator hyn në fuqi Ligji Nr. 05/L-088 Për Rregullat e Trafikut Rrugor.
Qëllimi i këtij ligjit sipas MI-së është rritja e sigurisë në trafikun rrugor, zhvillimi i rrjedhjes normale të trafikut dhe mbrojtja e ambientit.
"Me këtë ligj janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme përkatësisht anulimi i patentë shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, Kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit etj..", thuhet ndër të tjera në njoftimin e dërguar nga MI .