01 Janar 2025

Mbytet anija me refugjatë në Greqi, vdesin 34 njerëz

Athinë, 14 shtator - Mbytja e një anijeje me refugjatë në ujërat detare të Greqisë ka shkaktuar vdekjen e 34 njerëzve, duke përfshirë 15 fëmijë, njoftoi të dielën Roja Policore Bregdetare.

Po të dielën, një anije që transportonte refugjatë nga Turqia u mbyt afër ishullit grek Farmakonisi, 350 kilometra në juglindje të Athinës. Të mbijetuarit thanë se në anije kishte afro 120 njerëz. Roja Policore Bregdetare e Greqisë po vazhdon operacionin e shpëtimit.

Sipas qeverisë greke, këtë vit, afro 230 mijë refugjatë dhe emigrantët kanë hyrë në Greqi, 80% e të cilave sirianë që i largohen luftës.

Sipas të dhënave të OKB-së, në 8 muaj të këtij viti, mbi 300 mijë refugjatë dhe emigrantë të paligjshëm kanë hyrë në Europë, duke kaluar Mesdheun. Mbi 2500 njerëz kanë humbur jetën nga aksidentet e ndryshme gjatë udhëtimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)