Mbytet anija me refugjatë në Greqi
Athinë, 20 shtator - Sipas rojeve bregdetare greke, më 19 shtator një anijë me refugjatë u mbyt afër ishullit Lesvos, 260 km larg Athinës.
Trupi i pa jetë i një vajze 5-vjeçare është arritur të gjëndet deri më tani dhe 13 persona të tjerë rezultojnë të humbur.
Vetëm 12 persona arritën të mbijetonin. Sipas të mbijetuarve në anije ishin rreth 26 persona .
Statistikat e organizatës ndërkombëtare të refugjtëve bëjnë të ditur se numri i refugjatëve që hyjnë në Greqi nëpërmjet detit është rritur ndjeshën nga një vit më parë, duke arritur në 310 mijë.
Shumica e tyre synojnë vendet e zhvilluara Europiane si Gjermania, Suedia, etj.