Mbyllet rruga Mitrovcë - Jarinjë
Mitrovcë, 13 mars - Ministria e Infrastruktrës ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shiut, në rrugën N 22.3, Mitrovcë - Jarinjë, janë shkaktuar rrëshqitje të dheut, kështu që kjo pjesë e rrugës është mbyllur tërësisht dhe aktualisht është e pakalueshme.
Për shkak te rreshqitjes se vazhdueshme te dheut, kompania per mirëmbajtjen e rrugëve në këtë pjesë nuk ka mundësi qe te intervenojë.
Me këtë rast kërkojmë nga qytetarët që të kenë mirëkuptim deri në sanimin e gjendjes së shkaktuar, ndërsa për lirimin e rrugës do tju njoftojmë me kohë.