Mbyllet përkohësisht rruga Pavarësia
Prishtinë, 6 janar - Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pasi e ka inspektuar rrugën Pavarësia në mes të Pallatit të Drejtësisë dhe Hajvalisë, e cila ishte dëmtuar sot nga reshjet e shiut, për shkak të rrezikut që mund tiu kanoset ngasësve të makinave ka vendosur që ta mbyllë këtë rrugë përkohësisht deri në riparimin e saj.
Kjo rrugë është ndërtuar në vitin 2013, pa sistem adekuat të kanalizimit të ujërave atmosferikë e me drenazhë të dobët. Së këndejmi, nga reshjet e shiut që kanë filluar mbrëmë e po vazhdojnë edhe sot, një pjesë e rrugës është shembur.
Luten ngasësit e makinave që të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në atë zonë.