Mbyllet aeroporti i New Yorkut
New York, 6 janar - Aeroporti Xhon Kenedi në New York, është mbyllur për shkak të rrëshqitjes nga pista e aeroplanit Delta.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, duke cituar burime nga televizioni amerikan NBC, aeroporti Xhon Kenedi i New Yorkut është mbyllur për shkak të daljes nga pista e aeroplanit Delta.
Deri më tani nuk është njoftuar për të vdekur apo të lënduar. Si shkak i këtij aksidenti janë temperaturat tepër të ulëta të cilat thuhet të kenë arritur në minus 50 grad celcius.
Ky aeroplan kishte planifikuar të shkonte në Dakutan jugore. Zyrtarët vendor i kanë bërë thirrje popullatës që të mos lëvizin nga shtëpitë e tyre.