Mbi 5 milionë udhëtarë në Kinë
Pekin, 29 janar - Ministria e Hekurudhave e Kinës njoftoi se në ditën e parë të pikut të transportit për Festën e Pranverës në Kinë numri i udhëtarëve kapi shifrën e 5.25 milionëve.
Për garantimin e mbarëvajtjes së transportit janë vënë në dispozicion mbi 4500 trena të zakonshëm, 358 prej tyre janë të përkohshëm.
Ministria ka njoftuar se në përgjithësi, gjendja e transportit ka qenë e stabilizuar dhe efikase.
Qarkullimi i madh i njerëzve për Festën e Pranverës ka qenë historikisht një fenomen i zakonshëm në këtë periudhë, duke shkaktuar rritje të kërkesës për transport për rreth 40 ditë