Mbi 3 milion euro investime në Komunën e Lipjanit
Prishtinë, 15 shkurt - Kryetari i Komunë së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka qendruar sot në Ministrinë e Infrastrukturës, ku ka nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrin e kësaj ministrie Lutfi Zharkun, për ta ndihmuar Komunën e Lipjanit në realizimin e projekteve infrastrukturore.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është financimi i projekteve infrastrukturore në Komunën e Lipjanit si: rikonstruimi i rrugës Magurë Blinaj, ndërtimi i rrugës Vojnovc (Shtime) - Topliqan (Lipjan) dhe riasfaltimi i rrugës Llugaxhi Gadime.
Ministria e Infrastrukturës po ashtu do të financoj edhe projektet si ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës nga udhëkryqi i Banullës deri te hyrja e Lipjanit, ndërtimi rrugës Sadik Shala, në Lipjan, ndërtimi i rrugës Lluga -Radevë, ndërtimin e rrugës Sllovi Vërbic e Zhegovcit si dhe dy rreth rrotullimet njërin te udhëkryqi Banullës si dhe tjetrin tek udhëkryqi Lipjan Shtime Magurë.
Ndryshe, Kryetari Ahmeti dhe Ministri Zharku këto projekte i kanë cilësuar si shumë të rëndësishme për jetën dhe mirëqenien e qytetarëve lipjanas.
Këto projekte do të arrinë vlerën mbi 3 milion euro.